10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Guterres: Thaçi dhe Veseli pengojnë punën e Gjykatës Speciale

Rekomandime

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të KB Antonio Guterres mbi situatën në Kosovë.

- Advertisement -

Sipas medieve serbe, në raport, Guterres akuzon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për pengimin e punës së Gjykatës speciale “për krimet e UÇK-së”.

Ai vlerëson se pandemia e virusit korona, kriza politike dhe njoftimi i padive për krime lufte kundër Thaçit dhe Veselit trazuan më tej situatën tashmë të brishtë politike dhe të sigurisë në Kosovë, transmeton televizioni shtetëror serb RTS.

Sipas medias serbe, në raport thuhet se 189 njerëz janë kthyer në Kosovë në gjashtë muajt e fundit, shumica prej tyre serbë, dhe se pak më shumë se 28,000 njerëz janë kthyer që nga viti 1999.

- Advertisement -

Sekretari i përgjithshëm i KB-së përshëndeti vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, duke deklaruar se një energji e re e dukshme drejtohet drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Seanca e mëparshme e Këshillit të Sigurimit, e cila diskutoi për Kosovën, është mbajtur në internet më 24 prill, dhe më pas është prezantuar raporti i shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin.

- Advertisement -

Bëhet e ditur se Serbia do të përfaqësohet nga Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç në një video-sesiontë Këshillit të Sigurimit të KB mbi punën e UNMIK-ut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit