15.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Mediat kroate tregojnë shkakun e aksidentit në Kroaci

Rekomandime

Të paktën 10 persona kanë vdekur në një aksident në ‘Slavonski Brod’ në Kroaci dhe më shumë se 40 të tjerë po marrin trajtim mjekësor.

- Advertisement -

Në mediat kroate ka filluar të raportohet për shkakun e aksidentit derisa thuhet se kjo mund të ketë ndodhur nga lodhja e shoferit.

Sipas ’24sata.hr’, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bergana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Në këtë aksident ka vdekur njëri nga dy shoferët e autobusit i cili në ato momente nuk ishte në timon.

- Advertisement -

Shefi i stacionit të policisë rrugore të Slavonski Brod, Franjo Galiq the se ky aksident ishte nga më të rëndët që ka parë ai.

“Ka të paktën 10 të vdekur. Nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të lënduarve”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit