12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Të vdekurit janë shtrirë në tokë, skena është e trishtë”, në autobus ishin 70 veta, detaje të reja nga aksidenti në Kroaci

Rekomandime

Një aksident tragjik i një autobusi nga Kosova ka ndodhur në Kroaci mëngjesin e së dielës ku sipas shifrave zyrtare deri më tani kanë mbetur të vdekur 10 persona, 60 janë dërguar në spital dhe rreth 70 persona kanë qenë brenda autobusit.

- Advertisement -

Sipas informacioneve që kanë rrjedhur në mediat kroate, ministri i Shëndetësië Vili Beros dhe Damir Trut, ndihmësi i policisë Davor Bozinovic po shkojnë në vendin e aksidentit.

Jo zyrtarisht, Dnevnik ka mësuar se afër 70 persona kanë qenë në autobus dhe më shumë se 40 prej tyre janë në spital dhe bëhet fjalë për një autobus që ka linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë.

‘Dnevnik’ raporton sipas informacioneve të veta jo-zyrtare se shoferët pushuan në Bregana për gjysmë ore dhe u ndryshuan në Zagreb. Njëri nga shoferët është gjallë, ndërsa kolegu i tij dyshohet se ka vdekur.

- Advertisement -

Shefi i policisë së trafikut në stacionin plicor Slavonski Brod, Franjo Galic u tha gazetarëve dhe rreth tridhjetë njerëz janë transportuar në spital dhe një hetim i rastit po vazhdon.

“Ne u përpoqëm të kontrollonim gjendjen e të pIagosurve në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Josip Benecevic”, Slavonski Brod, por të gjithë mjekët janë aktualisht të zënë me ofrimin e ndihmës për të pIagosurit, kështu që më shumë informacione do të dihen së shpejti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit