Dy të rinj- nxënës e kanë gjetur kuletën me dokumentacion dhe me një shumë të hollave duke vepruar ndërgjegjshëm i kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.
Ky gjest i mirë, është raportuar sot rreth orës 07:55 nga dy të rinjtë- nxënës të cilët deri sa ndodheshin në udhëkryqin afër shkollës profesionale në Skenderaj, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave.
- Advertisement -
Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar dy të rinjtë- nxënësit dhe policinë e Kosovës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, ju është mirënjohëse dy të rinjve-nxënësve për gjestin e ndërgjegjshëm.