Avdullah Hoti mund të mos jetë kryeministër i Kosovës edhe për shumë gjatë, në qoftë se njëri nga skenarët që e mban atë në këtë pozitë nuk realizohet.
Burime të Gazeta Blic kanë treguar se qeveria mund të bie së shpejti, për shkak se nuk ka një marrëveshje ndërmjet partnerëvë të koalicionit që lideri i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të bëhet president i Kosovës pozitë të cilën po e kërkon tash e disa muaj dhe as marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Gazeta Blic” nga burime mirë të informuara ka marrë vesh se aktualisht po qarkullojnë dy skenarë – I pari që qeveria të bie brenda pak ditësh apo javësh, për shkak mos dakoridmit për postin e presidentit dhe skenari i dytë, është se qeveria mund të vazhdoj mandatin duke i dhënë Haradinajt postin e presidentit si dhe duke u bërë edhe partia e Kadri Veselit- PDK, pjesë e qeverisë.
“Ramush Haradinaj mund të dal nga koalicioni qeverisës në rast se nuk i konfirmohet se ai do të jetë president i Kosovës”, kanë thënë burime të Gazeta Blic.
Por skenari i dytë që lehtësisht është i realizueshëm duke mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, është edhe ai që Qeveria të riformatohet duke u bërë pjesë e saj edhe partia që momentalisht është në opozitë – Partia Demokratike e Kosovës.
“Në parim PDK është pajtuar që të ketë zëvendës kryeministrin e parë dhe gjashtë ministri ”, kanë thënë burime të gazeta Blic.
Kësisoj në rast se ka një marrëveshje që Haradinaj të jetë i pari i vendit dhe që PDK të hyjë në qeveri, atëherë Qeveria Hoti lirisht mund të llogarisë se do ta çojë deri në fund mandatin qeveritar.
Gjatë javës së kaluar ka pasur intensifikim të aktiviteteve politike për të gjetur mundësinë e vazhdimit të qeverisjes. Fillimisht ka pasur një takim mes Presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit të PDK-së e Ramush Haradinajt të AAK-së. Menjëherë pas tij ka pasuar edhe takimi mes liderëve të koalicionit: Isa Mustafa (LDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (Nisma).
Riorganizimi politik ka qenë temë bosht e të gjitha këtyre takimeve.
Enver Hoxhaj nënkryetari i parë i PDK ka thënë për Gazeta Blic se çështja e presidentit është herët për t`u disktuar.
“Aktualisht Kosova e ka presidentin dhe i kemi edhe 5-6 muaj në dispozicion për të gjetur zgjidhje për këtë çështje. Edhe nëse çështja e presidentin vjen pas gjashtë muajsh edhe nëse vjen më herët, nuk është përgjegjësi e PDK-së për të gjetur zgjidhje. është detyrë e qeverisë që t’i sigurojë numrat për zgjidhjen e presidentit. Sa kemi qenë ne si PDK në pushtet, kemi bashkëpunuar edhe brenda koalicioneve, por edhe me opozitën, që të gjejmë zgjidhje për çështje të tilla dhe e kemi gjetur. Prandaj, LDK bashkë me partnerët e saj, le të mendojnë dhe le ta gjejnë zgjidhjen ata vetë”, ka thënë Enver Hoxhaj.
I pyetur se është duke u diskutuar futja e PDK-së në Qeverinë Hoti, Hoxhaj tha se kjo çështje nuk është në interes të partisë në të cilën gjendet dhe si rrjedhojë, siç thotë ai: nuk ka nevojë të diskutohet.
“Deri më tani ne nuk kemi pasur asnjë diskutim të vetëm brenda PDK-së, për atë se a duhet të hyjmë në Qeverinë Hoti, apo jo. Nuk ka qenë interes i PDK-së futja e kësaj qeverie e as nuk është, prandaj nuk jemi futur”, ka thënë Hoxhaj për Gazeta Blic.
Nga partia e Ramush Haradinajt kanë thënë se zyratrët e kësaj aprtie nuk luftojnë për pozita.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, thotë se partia e Ramush Haradinajt, asnjëherë nuk ka vendosur kushte për qëllime individuale.
Në një bisedë për Gazeta Blic, Syla thotë se kështu janë profilizuar falë liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Duke e komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, Syla i AAK-së, thotë se ata vazhdojnë të mendojnë që në situatën në të cilën gjendet vendi, këtë post duhet ta marrë Ramush Haradinaj.
Madje, ai thotë se njëra ndër arsyet kryesore, pse posti i presidentit duhet t’i takojë Ramush Haradinajt, është për shkak që siç thotë ai: Haradinaj është person unifikues, virtyt që duhet ta kenë secili president.
“Aleanca asnjëherë nuk ka kushtëzuar asnjë pozitë për interesa individuale, nuk jemi profilizuar ashtu falë liderit tonë parimorë z.Ramush Haradinaj, duke qenë kështu, mendojmë se kësaj radhe na takon posti i Presidentit. Situata në të cilën gjendet vendi tash, marrvëshja finale me Serbinë dhe shumë tema tjera na bënë të mendojmë që vendit i duhet një president unifikues dhe i paluhatshëm në qëndrime kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit tonë dhe këto virtyte i ka dhe gjithmonë i ka dëshmuar Ramush Haradinaj”, ka thënë Syla për Gazeta Blic.
Zërat për përfshirjen e PDK-së në qeverinë aktuale, janë shtuar kohë më parë, pas deklaratës së zyrtarit të kësaj partie, Xhavit Haliti, i cili pati thënë që duhet të bëhen pjesë e qeverisë.
Futja e PDK-së në qeveri, sipas Xhavit Halitit, duhet të bëhet për shkak të rrethanave që gjendet Kosova, si në dialogun me Serbinë, por edhe për shkak të rrethanave të krijuara nga Gjykata Speciale.
Gjithashtu, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur i interesuar për zgjerimin e koalicionit qeverisës.
Muaj më parë, Mustafa bëri të ditur se LDK i ka hequr vijat e kuqe ndaj partisë së Kadri Veseli.
Me të njejtin arsyetim sikurse të Xhavit Halitit, edhe Isa Mustafa e ka arsyetuar përfshirjen e PDK-së në qeveri.
Pati thënë që tashmë kanë ndryshuar rrethanat dhe se sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri më e fortë.