8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Reagon edhe Ibrahim Kelmendi: Kjo është e vërteta, ja sa u pagua Arif Vladi për “Marshin e UÇK-së”

Rekomandime

Këngëtarja e mirënjohur në Kosovë, Adelina Ismaili ka deklaruar se këngëtari Arif Vladi, ka marr para për ta kënduar “Marshin e UÇK-së”, por pa përmendur ndonjë shumë të caktuar.

E përmës nje reagimi të dërguar në gazetën “Bota sot”, sponsorizuesi i këngës Refik Hamiti, ka thënë se është e vërtetë ajo që ka thënë Adelina Ismaili.

- Advertisement -

E nderuara redaksi. Unë jam Refik Hamiti dhe mund të konfirmojë deklaratën e Adelina Ismailit se Arif Vladi është paguar për këngën e UÇK-së. Unë e kam sponsorizuar atë këngë. Arif Vladit ia kam paguar inçizimin në TVSH 12.000,00 DM. Unë kam qenë furnizuesi kryesor i Logjistikës së UÇK-së. Kam qenë i autorizuar nga Shtabi i atëhershëm”, ka thënë Hamiti në reagimin e tij.

Se ajo që ka thënë Adelina Ismaili është e vërtetë, e thotë edhe Ibrahim Kelmendi, njëri nga ish udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Por, për dallim nga Hamiti, Kelmendi thotë së Vladi është paguar vetëm 1000 dollarë, ani pse ai kishte kërkuar vetëm 500 dollar.

- Advertisement -

Refik Hamiti nuk ka pas ndonjë njohuri, pos kur e ka dëgjuar të emitohet publikisht. Nëse pastaj i ka dhënë dhuratë, nuk e di, por teksti, kompozimi, realizimi, janë bërë vetëm për 1000 USD. Ndoshta Arifi pat lut për 500, që i duhen të paguan tekstin dhe melodimin, por unë, për ta hek qafe, ia dhashë 1000. Dhe nuk kisha ndonjë besim ekstra se vërtetë do ta bënë këngë që do të ketë ndikim frymëzues me ato përmasa. Kupto, vetëm Arifi, unë, tekst-shkruesi dhe kompozitori dinim për këngën para se ajo të bëhej publike”, ka thënë Kelmendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit