7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Isa Mustafa del kundër Amerikës dhe Gjermanisë, e mbron Avdullah Hotin

Rekomandime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se vendimi i qeverisë për të shuar Task-Forcën kundër korrupsionit ka qenë i gabuar.

“Mendoj se ka qenë vendim i gabuar pasi Task-Forca kundër korrupsionit ka qenë shumë efektive. Nëse do të modifikohej kjo Task-Forcë do të ishte diçka normale”, ka thënë mbrëmë Kosnett në Dukagjin.

- Advertisement -

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar kryetari i Avdullah Hotit, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se “kryeministri është duke e dëshmuar se ka guximin dhe vendosmërinë ta luftojë krimin dhe korrupsionin”.

“Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikujt, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti”, ka shkruar Mustafa, në profilin e tij në Facebook.

- Advertisement -

Javën e kaluar, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, vendosi të shkrijë këtë departament duke vlerësuar se “kjo çështje tash duhet të rregullohet me legjislacionin e funksionimit të Këshillit Prokurorial dhe se mandati i EULEX-it, tashmë është ndryshuar”.

- Advertisement -

Kundër këtij vendimi doli menjëherë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion, ngre shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, shkroi në Twitter ambasadori gjerman, Rohde, shkruan Gazeta Insajderi.

Hapur kundër shuarjes së Task-Forcës doli edhe partneri i koalicionit të qeverisë Hoti, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se “shkarkimi i Task-Forcës shkakton pasiguri juridike, pasi e njëjta ka hetuar dhe po hetonte raste të profilit të lartë”.

Vazhdon përplasja Hoti-Haradinaj për shuarjen e Task-forcës anti-korrupsionPas këtyre kritikave ka reaguar edhe vetë Hoti.

Ai tha se “puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të Task Forcës në Policinë e Kosovës vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.

“Të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush”.Ai madje ka thënë se “kushdo që ka dyshime për këtë, le të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar mbikëqyrje dhe sqarime për punën e secilit”.

Departamenti Special Anti-Korrupsion, ishte pjesë e policisë dhe kishte për qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër ekonomisë, financave dhe korrupsionit, por edhe hetimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë në Kosovë.

Task-Forca funksiononte në kuadër të Policisë së Kosovës, ishte themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim me misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX.

Ky departament kishte për qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër ekonomisë, financave dhe korrupsionit, por edhe hetimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë në Kosovë, që ishte dhe vazhdon të jetë kriter i papërmbushur plotësisht në kuadër të kritereve për liberalizimin e vizave me Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit