19.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

AAK-ja ushtron kallëzim penaI ndaj Kusari-Lilës

Rekomandime

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjakovë, të enjten, ka dorëzuar një kallëzim penaI në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ndaj ish-kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila.

Në kallëzimin penaIe të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, AAK-ja po pretendon se Kusari-Lila e ka keqpërdorur detyrën zyrtare në kohën sa ka qenë në krye të Komunës së Gjakovës.

- Advertisement -

Sipas kallëzimit penaI, me vendimin e 25 marsit 2014, Kuvendi i Komunës së Gjakovës kishte marrë vendim për shpalljen e interesit publik për pronat private në dobi të Komunës së Gjakovës, për realizimin e projektit të rrethrrotullimit, në kryqëzimin e rrugëve “Tirana” dhe “Skënderbeu”, në parcelat e evidentuara në emër të familjes Bakija.

Tutje thuhet se, Kusari-Lila duke qenë në cilësinë e kryetares së Komunës së Gjakovës, ka arritur marrëveshje me familjen Bakija edhe pse jo në formë të shkruar, por se në bazë të dokumentacionit vërtetohet një gjë e tillë, ashtu që kompromisi është arritur për zhvendosjen e rrethrrotullimit, me ç’rast është krijuar hapësira e konsiderueshme në favor për familjen Bakija, respektivisht është shtuar sipërfaqja prej 930 metra katrorë.

Konfirmimin e këtij propozimi në fjalë, sipas kallëzimit penaI ish-kryetarja e ka vertetuar edhe përmes kërkesës zyrtare të 17 qershorit 2015, drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës, përkatësisht ish-ministrit Lutfi Zharku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit