2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Albright e quan dështim qasjen e Trumpit ndaj Kosovës: Jemi miq të vërtetë të shqiptarëve

Rekomandime

Ish-sekretarja e shtetit amerikan në kohën e presidentit Bill Klinton, Madeleine Albright, ka folur për qasjen e administratës Trump gjatë këtyre viteve ndaj Kosovës.

Albright ka deklaruar se kampanja e udhëhequr nga Clinton gjatë viteve 1998-99, ka qenë e suksesshme ku solli paqe demokratike dhe bashkoi botën.

- Advertisement -

Ajo kritikoi qasjen e presidentit aktual të Amerikës, Donald Trump, ndaj Kosovës dhe Serbisë, madje e quajti si qasje të dështuar që katër vite.

Tutje, Albright tha se demokracia në Kosovë mbetet një test për amerikanët, ku thotë se janë miq të vërtetë të shqiptarëve.

Më 1998-1999 qëllimi ishte për ta bashkuar botën rreth principeve demokratike dhe në përkushtim drejt paqes. Kampanja e udhëhequr nga Clinton ishte për rezultate të suksesshme.

- Advertisement -

Joe Biden mobilizoi vendet në kampanjën e NATO-s, anëtarët e Kongresit me në krye Eilliot Engel treguan angazhim të madh.

Tani është koha t’i rivendosim angazhimin tonë qysh në javën e ardhshme pas katër vitesh dështim dhe qasjes së administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë.”, tha fillimisht Albright.

- Advertisement -

Kosova mbetet një vend test për demokracinë, por me angazhim të madh të miqve në Kongres dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, mund të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë. Patriotët amerikanë janë miqtë e vërtetë të shqiptarëve”, përfundoi ajo.

Albright këto i bëri të ditur në një tryeze online ku po diskutohej për të ardhmen e Kosovës – tryezë nën drejtimin e Kryesuesit të Komitetit për Punë të Jashtme të SHBA-së, Eliot Engel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit