12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

SHBA dërgon edhe disa trupa në Kosovë: Po e shkruajmë historinë

Rekomandime

Në fillim të kësaj jave afër 100 trupa nga SHBA erdhën në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO’s. Tani, nga Maryland pritet që të vijnë edhe rreth 30 gra dhe burra, teksa komandanti Rob Wille gjatë ceremonisë së shpërndarjes u tha se ky është një mision që po e bën historinë.

Siç raporton revista Stripes, disa prej trupave që vijnë nga ky shtet amerikan, do të shërbejnë në Kosovë.

- Advertisement -

Komandanti Rob Wille gjatë ceremonisë së shpërndarjes tha se ky është një mision shumë i rëndësishëm dhe se shërbimi i tyre do të jetë i veçantë.

“Sot është një ditë shumë speciale. Ky është definitivisht një shërbim i veçantë. Përmes kësaj po shkruhet historia”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndërkaq, gjeneralja Janeen Birckhead në këtë ceremoni tha se ndihet krenare për të gjithë ushtarët dhe se fakti që ata do të shërbejnë në Kosovë, e bën të ndihet shumë më mirë.

Kujtojmë se afër 700 ushtarë amerikanë shërbejnë në Kosovë, ku qëndrojnë në kampin Bondsteel, që nga paslufta si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO’s

- Advertisement -

Kjo bazë është ndërtuar në Kosovë, pas bombardimit të Serbisë kur rajoni ra nën kontrollin e misionit paqeruajtës ndërkombëtar, dhe është emëruar sipas veteranit të luftës së Ushtrisë së ShBA’ve, James Leroy Bondsteel.

Përveç ushtarëve amerikanë të përfshirë në misionin e KFOR’it, personeli ushtarak përbëhet nga një përzierje vendesh, duke përfshirë Poloninë, Republikën Çeke, Turqia, Rumania, Sllovenia dhe Ukraina, janë gjithashtu të pranishëm në Bondsteel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit