0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Sqarohet Gani Geci, tregon pse nuk iu bind policisë për t’u larguar nga kafeneja

Rekomandime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Gaci, përmes një shkrimi ka sqaruar se pse fillimisht nuk iu është bindur urdhërave të Policisë së Kosovës, për tu larguar nga një lokal në Prishtinë.

U raportua se Geci para se të largohej nga kafeneja ka kërkuar nga forcat e rendit një dokument me urdhër të prokurorit, që urdhëronte largimin nga lokali.

- Advertisement -

Ata më vonë na shpjeguan se zbrazja e lokalit ishte për shkak të masave anti-Covid edhe pse nuk kishin ndonjë leter të shkruar të Inspektoriatit për mbyllje të lokalit apo vendim të prokurorit.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

SQARIM.

- Advertisement -

Te dashur qytetarë Vendimi në fuqi i Qeverisë është që lokalet te punojnë deri ne oren 23 e 30 sonte me ftesën e disa miqëve të mij që kanë ardhur nga Zvicrra kam dalur me pi kafe në një kafiteri në Prishtinë.

Une isha ulur në terasen e kafiterisë, unë dhe të gjithë ata që ishin në tavolinë me mua por edhe rreth meje kishim maskat antikovid e vendosura.

- Advertisement -

Duke ditur qe vendimi i i qeverisë qê është në fuqi është që lokalet të jenë të hapura deri në orën 23:30 dhe ora ishte 21:55, një vendim të ri të qeverisë nuk ka kerkova dokument pse duhej te dilnin nga lokali pasi nuk i kishin pagua ende as pijet.

Pasi ca policë urdherun të dalin jashtë të gjithë kerkova arsyt dhe leter me shkrim.

Fillimisht nuk e dija se për çka bëhej fjalë dhe unë kërkova urdhërinë e prokurorit ose një dokument se pse duhej të dilnim nga lokali.

Ata më vonë na shpjegua se zbrazja e lokalit ishte për shkat të masave anti-Covid edhe pse nuk kishin ndoni leter te shkruar të Inspektoriatit për mbyllje të lokalit apo vendim të prokurorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit