Shaip Elshani nga Drenica është një person që pretendon se po e bartë shpirtin Jezus Krishti. Sipas Elshanit, shpirti i profetit Jezus është futur në trupin e Elshanit dhe aktualisht po predikon një religjion të ri, i pa parë më herët në planet.
Elshani ka thënë se është teleportuar në një univers tjetër ku ka komunikuar e perëndinë përmes dy engjëjve.
Religjioni i ri në të cilin po thërret Elshani quhet “Aron”.
Ai ka folur edhe për parajsën dhe ferrin ku edhe i ka vizituar, e sipas tij njerëzit do të futën në njërën nga to pas vdekjes në këtë botë, një nga mediumet më të njohura mbarëkombëtare.
Elshani gjithashtu thotë se perëndia i ka thënë se shpirti i profetit Jezus është futur në trupin e tij. Kjo sepse në 2 mijë vejtët e fundit, njerëzimi ka kaluar në shumë luftëra fetare, andaj edhe ‘profeti’ i ri, Shaip Elshani, me misionin e tij do t’iu japë fund këtyre luftrave.
Tutje, kosovari ka premtuar se do të botojë një libër religjioz që do të titullohet “Rilindja”.
Elshani ka thënë në Vala Mala Show se është larguar nga toka për vetëm katër minuta, por në universin ku është teleportuar ka kaluar 24 orë.