10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Viva Fresh Store zihet prapë duke mashtruar me çmimet, ndëshkohet nga shteti

Rekomandime

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregut, ka njoftuar se Inspektorati i Tregut gjatë ditës së sotme ka hasur në parregullsi dhe raste të mashtrimit lidhur me zbritjet e reklamuar, gjatë inspektimit në disa nga marketet.

Për këto raste, ministria njofton se janë shqiptuat edhe dënime. Derisa, në fotografitë e shpërndarë në facebook nga Ministria, vërehet se rastet ku janë gjetur mashtrimet me çmime janë në marketet e “Viva Fresh Store”.

- Advertisement -

Shteti, para disa ditësh kishte ndërmarrë edhe një aksion në depon kryesore të Viva Fresh Store, me ç’rast ishte njoftuar se ishte mbyllur përkohësisht. Aksioni i Krimeve Ekonomike ishte ndërmarrë për shkak të dyshimeve me mashtrim me çmimin e vajit i cili ishte rritur ekstrem shumë në shumicën e markteve, përfshirë Viva Fresh Store.

“Gjatë inspektimeve të ditës së shtunë, Inspektorët e Tregut kanë hasur në parregullsi sa i përket mospërputhjes së çmimeve raft –arkë, mashtrimit lidhur me zbritjet e reklamuara dhe në disa produkte ka munguar deklaracioni në gjuhën shqipe, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi”, njoftoi sot MINT.

- Advertisement -

MINT falënderon gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit