8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Serbia furnizohet me tanke nga Rusia, në Kosovë krenohen me gallatën e Komoranit”

Rekomandime

Filozofi Blerim Latifi ka deklaruar sot se derisa Serbia ndërton lagje për serbët në veri të Mitrovicës, politikanët kosovarë i reklamojnë vilat e tyre private në periferi të Prishtinës.

Latifi në Facebook thotë se derisa Serbia furnizohet me tanke nga Rusia, në Kosovë, argëtohen me tankun e Komoranit.

- Advertisement -

Serbia ndërton lagje të tëra për serbët në veri të Mitrovicës, ndërsa politikanët tanë reklamojnë te “Një kafe me Labin” vilat e tyre private në periferi të Prishtinës.

Serbia furnizohet me tankset më bashkëkohore nga Rusia, ndërsa ne kalojmë ditët me gallatën e tankut të Komoranit.

Ne ende nuk kemi dalë nga miopia e mentalitetit të fisit : e marrim seriozisht rrezikun vetëm kur e shohim tek pragu i shtëpisë tonë.

- Advertisement -

Nuk është e rastësishme pse të gjitha historitë tona me heroizma lidhen me mbrojtjen e pragut të shpisë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit