7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Hirësi-faqezi Andoni i Elbasanit “te vëllezërit ortodoksë” serbomëdhenj në varrimin e çetnikut Amfilohije

Rekomandime

Nga Enver Robelli

- Advertisement -

Hirësia e tij Andoni i Elbasanit shkon “te vëllezërit ortodoksë” serbomëdhenj në varrimin e çetnikut Amfilohije, ku shqiptarët edhe njëherë fyhen si “Šiptari”. Dhe në opinionin shqiptar mbretëron heshtje. Stoike!

Mitropoliti i Elbasanit Hirësia e tij Andoni paska marrë pjesë dje, më 01.11.2020, në varrimin e Mitropolitit serbo-çetnik Amfilohije në Podgoricë. Kjo pjesëmarrje me “bekimin” e Anastas Janullatosit, kryepeshkopit grek të asaj që vetëquhet Kishë Ortodokse Shqiptare (në fakt e uzurpuar nga kisha greke dhe e toleruar nga politikanët e verbër shqiptarë në Tiranë) – pra, kjo vizitë qenka mirëpritur nga “vëllezërit ortodoksë atje” (lexo: në Podgoricë, ku u mbajt një orgji, procesion e karnaval çetniko-ortodokso-klerofashist me rastin e vdekjes së Amfilohijes).

Hirësi-faqezi Andoni nga Elbasani njofton se Mitropoliti Amfilohije e paskësh ringjallur kishën ortodokse në Mal të Zi pas “persekutimit komunist”. Kur lexon njeriu këso marrëzish, të vjen të mbash brinjët e barkun nga të qeshurat. Fetë nuk kanë qenë të persekutuara në Jugosllavi (së paku jo si në Shqipëri). Regjimi komunist jugosllav në të shumtën e rasteve është kujdesur që në krye të kishave dhe xhamive të mos vijnë predikues të urrejtjes si Amfilohije.

- Advertisement -

Hirësi-faqezi Andoni merr pjesë në varrimin e një kleriku fashist serb që ka kërkuar dhe ka punuar për shfarosjen e shqiptarëve. Që ka përkrahur kriminelët e luftës. Që ka bekuar paramilitarët. Që ka bekuar aksionet kriminale të regjimit hegjemonist serb. Që udhëhoqi politika antiperëndimore dhe antinjerëzore. Risto Radoviqi, siç quhej me emër tokësor Amfilohije, “nuk ishte njeri i mirë”, shkroi dramaturgia e njohur serbe Biljana Sërblanoviq.

Risto Radoviqi kundërshtoi lirinë e shprehjes dhe të besimit (për besimtarët e feve të tjera thoshte: “njerëz të rrejshëm me fe të rrejshme”), ai mohoi identitetin e popujve të tjerë, ishte mik i Arkanit dhe i Radovan Karaxhiqit, duartrokitës dhe miratues i bombardimit të Dubrovnikut nga forcat serbe. Në varrimin e tij të dielën një çetnik i kishës serbe i etiketoi shqiptarët me shprehjen fyese “Šiptar”. Krejt kjo në prani të Hirësi-faqezi Andonit të Elbasanit.

- Advertisement -

Po të kishte Shqipëria pushtet e politikanë që mbrojnë interesat e atdheut, kjo nuk do të ndodhte. Por edhe sikur të ndodhte (siç ka ndodhur), pushteti që mbron interesat e shtetit do të kujdesej që një faqezi i tillë të përjashtohet menjëherë nga Kisha Ortodokse Shqiptare dhe krerët e saj të kërkojnë falje për këtë skandal. Shqipëria nuk ka politikanë që mbrojnë dinjitetin e saj shtetëror dhe publik.

Andaj dinjitari fetar nga Elbasani shkon në Podgoricë për të celebruar aleancën antishqiptare bashkë me çetnikë serbë – në varrimin e Amfilohijes. Dhe më së largu të dielën e ardhshme Hirësi-faqeziu Andoni i Elbasanit do të drejtojë ndonjë meshë në Elbasan. A do të ketë aty ndonjë shqiptar që e pengon së paku me fishkëllima këtë mik të përkrahësve të gjenocidit serb ndaj popujve të tjerë të Ballkanit (përfshirë edhe shqiptarët?)

Me gjasë asgjë nuk do të ndodhë, sepse vetëm te shqiptarët tolerohet që një prijës fetar t’i përfaqësojë besimtarët shqiptarë në një ceremoni ku varroset një person që ka vajtuar për Sllobodan Millosheviqin dhe me rastin e varrimit të kryeministrit properëndimor Zoran Gjingjiq më 2003 ka miratuar atentatin kundër tij me akuzën se Gjingjiq si tepër ia ka ofruar dorën Perëndimit. Kësisoj, Amfilohije ka amnistuar vrasësit e Gjingjiqit.

Biljana Sërblanoviq shkruan: “Risto Radoviqi vdiq nga korona, për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga mosha e shtyrë e tij dhe për shkak të moskuptimit të thellë e shumëvjeçar të jetës higjienike. Si pengje të pandemisë ne me muaj po i numërojmë të vdekurit, të cilët familjet nuk mund t’i shohin as në çastet e fundit të betejës për jetë, e lëre më t’i varrosin trupat e tyre”. Risto Radoviqi ishte përjashtim i kësaj vdekjeje. Arkivoli i tij i hapur iu prezantua publikut, njerëzit qëndronin në radhë për të puthur trupin e tij të infektuar. Njëri nga puthësit erdhi edhe nga Elbasani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit