Një vogëlush i cili shihet çdo natë rrugëve të Prizrenit duke kërkuar lëmoshë duket se ka gjetur një strategji të re për të marrë para nga kalimtarët.
Në një video të dërguar në adresë të Gazetës nga një sinjalizues, shihet se lypsari i është ngjitur për këmbe një person, i cili ka ardhur për vizitë në këtë qytet.
Vogëlushi ka qëndruar i ngjitur për këmben e qytetarit për disa minuta, duke refuzuar të largohej edhe pas shumë tentimeve nga ana e këtij të fundit.
Përkundër përpjekjeve të qytetarit që ta largonte dhe të ecte, vogëlushi nuk është larguar dhe nuk ka thënë asnjë fjalë.
Ky veprim i vogëlushit që kërkon lëmoshë ka shqetësuar qytetarët e Prizrenit, madje njëri prej tyre tha se lypsarët po i “terrorizojnë” me këtë veprim “mysafirët” e këtij qyteti, duke mos i lejuar që të ecin lirshëm.
Video më poshtë, sipas sinjalizuesit, është incizuar të dielën në sheshin “Shatërvan”, por sipas tij, raste të tilla përsëriten çdo ditë.