9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kryetari i Moskës: 200,000 vende pune në rrezik pas largimit të kompanive perëndimore

Rekomandime

Rreth 200 mijë njerëz rrezikojnë të humbasin punën në kryeqytetin rus, pasi kompanitë e huaja po largohen dita ditës nga vendi, si pasojë e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë tha kryebashkiaku i Moksës Sergey Sobyanin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan CNN.

Për këtë aryse kryebashkiaku i Moksës tha se autoritetet lokale do të zbatojnë paketa lehtësuese me një buxhet prej 41 milionë dollarësh për të mbështetur qytetarët që rrezikojnë të humbasin punën, tha Sobyanin.

- Advertisement -

“Ne vazhdojmë të zbatojmë planin për përmirësimin e qëndrueshmërisë së ekonomisë së kryeqytetit. Siç ishte planifikuar, javën e kaluar ne miratuam programin për të mbështetur punonjësit që rrezikojnë të humbasin punën. Duke marrë parasysh subvencionet nga buxheti federal, 3.36 miliardë rubla do të ndahen për zbatimin e planit. Para së gjithash, programi u drejtohet punonjësve të kompanive të huaja që kanë pezulluar përkohësisht aktivitetet e tyre ose kanë vendosur të largohen nga Rusia. Sipas vlerësimeve tona, rreth 200,000 njerëz janë në rrezik të humbasin punën e tyre”, shkroi Sobyanin.

Plani i ndihmës për punësim përfshin trajnimin e personelit, punësimin në punë të përkohshme dhe publike dhe stimuj për organizatat dhe firmat që punësojnë këta punëtorë, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit