17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Rusia publikon videon e dy britanikëve që i kapi të gjallë, kanë një lutje për Boris Johnson

Rekomandime

Televizioni shtetëror rus ka publikuar videon e dy të burgosurve të Iuftës. Thuhet se dy të burgosurit janë britanezë dhe se janë kapur të gjallë të rreshtuar krah Ukrainës në lufte.

Në videon e transmetuar të hënën, dy burrat me pamje të mërzitur iu drejtuan kryeministrit britanik Boris Johnson dhe i kërkuan që të negocionte lirimin e tyre.

- Advertisement -

Pothuajse në të njëjtën kohë, shërbimi i brendshëm i inteligjencës ukrainase publikoi një video të Medvedchuk duke kërkuar që të shkëmbehej me ushtarët e mbetur ukrainas dhe banorët e Mariupolit.

- Advertisement -

Të burgosurit e dyshuar britanikë të Iuftës janë Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, të cilët thuhet se kanë luftuar në Kiev.

- Advertisement -

Sipas raporteve të mediave ruse, burrat u arrestuan në portin jugor të Ukrainës, Mariupol.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit