2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Bastisja: Vajza e Jakup Krasniqit i quan tradhtarë deputetët e PDK-së që e votuan Specialen

Rekomandime

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka reaguar pas aksionit që Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen në shtëpinë e tyre.

Ajo ka përmendur emrat e ish-bashkëpartiakëve të Krasniqit, që e kanë votuar Specialen, duke i quajtur deputetë të dështuar, të shitur e të ndyrë, derisa i ka pyetur edhe se si po ndihen me pamjet nga ky aksion.

- Advertisement -

Ish-bashkepartiak te babit, deputet te legjislatures me te deshtuar, deputet te deshtuar, te shitur e te ndyre. A po ju pelqejn keto pamje, si po ndiheni me keto pamje?”, ka shkruar ajo.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës, sipas nevojës, vlerësimeve dhe kërkesës së EULEX-it, iu asiston në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjes së trafikut”, ka thënë Kelani për media.

Megjithatë, nuk kanë dhënë më shumë informacione.

- Advertisement -

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit