9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Qeveria e Zvicrës do të votojë për ndalimin e burkës

Rekomandime

Këshilli Federal ka vendosur sot që më 7 mars 2021 të hidhen në votim iniciativat për tri propozime në nivel nacional.

Kështu, më 7 mars elektorati zviceran do të votojë për të ashtuquajturën “Iniciativa e burkës”, transmeton albinfo.ch.

- Advertisement -

Iniciativa “Po për ndalimin e mbulesës”, siç quhet zyrtarisht, kërkon që të ndalohet mbulimi i fytyrës në gjithë hapësirën publike, në nivel vendi.

“Përjashtimet janë të mundshme vetëm në rastet kur ato ndodhin për arsye të sigurisë, shëndetit, klimës dhe zakoneve lokale, përcjell albinfo.ch. Këto përjashtime duhet të konkretizohen në nivelin ligjor”, thotë Zyra Federale e Drejtësisë.

Nga ana tjetër, Këshilli Federal ka vendosur ta kundërshtojë nismën me një kundërpropozim indirekt, i cili synon një qasje më të zbutur ndaj kësaj problematike.

- Advertisement -

Deri më tani, vetëm në dy kantone të Zvicrës, në Ticino dhe në St. Gallen, me referendum është ndaluar bartja e mbulesës së grave myslimane, të njohur me emërtimin “burka”.

Në votim më 7 mars 2021 do të hidhet edhe Referendumi mbi Marrëveshjen e Partneritetit Ekonomik midis vendeve të EFTA-s (Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia) dhe Indonezia dhe Referendumi për pasaportën dixhitale E-ID.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit