21.3 C
Pristina
Monday, June 5, 2023

Zgjidhet misteri i zërit të çuditshëm që u dëgjua në të gjithë botën

- Advertisement -

Të rekomanduara

Një zë misterioz që u dëgjua në të gjithë botën, më në fund është zgjidhur. Shkencëtarët thanë se tingulli që njerëzit e dëgjuan ishte pjesë e një liqeni të mbushur me magmë në Oqeanin Indian.

Tingulli i çuditshëm ishte dëgjuar disa muaj më parë dhe po bezdiste ata që e dëgjuan.

- Advertisement -

Dhe tani thuhet se një vullkan i ri nënujor që shfaqet midis Madagaskarit dhe Mozambikut, në brigjet e ishullit Mayotte, ishte pas tij.

Studimi thotë se magma nga një rezervuar rreth 20 milje poshtë fundit të oqeanit udhëtoi lart për të formuar vullkanin e ri – diçka që ishte shumë e zëshme.

Simone Cesca, një sizmolog në Qendrën Gjermane për Kërkime Gjeografike GFZ në Potsdam, e cila është autore e studimit, i tha LiveScience se ‘u deshën vetëm disa javë që magma të përhapet nga manteli i sipërm në det, ku lindi vullkani i ri nënujor”.

Zëri i kumbueshëm filloi gjashtë muaj pasi mijëra tërmete u regjistruan pranë ishullit në maj të vitit 2018.

- Advertisement -

Në nëntor 2018, sizmologët filluan të dëgjojnë një zë të çuditshëm, me disa periudha të tij që zgjatën mbi 30 minuta – diçka që “shkaktoi kuriozitet” tek ekspertët.

Më vonë u bë e qartë se një vullkan i ri ishte formuar afër Mayotte që ishte mbi tre milje i gjatë dhe gati gjysmë milje i lartë.

Teoricienët e komplotit fillimisht ‘u egërsuan’ kur zëri u dëgjua dhe u përcaktua në Oqeanin Indian.

Njëri prej tyre në YouTube e quajti ngjarjen e atëhershme të pashpjegueshme, si aktivitet i një tërmeti në Alaska, duke thënë se diçka “e çuditshme” po ndodhte, derisa një person tjetër e ndërlidhi atë me ‘ngjarjet që ndodhin në kozmos’.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -