3.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

I biri i Enver Hoxhës rrëfen takimin me Thaçin: U soll ftohtë, u shqetësua mos e shihnin gjeneralët e NATO-s

Rekomandime

Gazeta DITA në rubrikën “Histori” ka botuar sot pjesën e dytë të një interviste me Ilir Hoxhën, djalin e Enver dhe Nexhmije Hoxhës, e cila nëse do ishte gjallë, do festonte këtë fillim shkurti, 100 vjetorin e lindjes.

Në këtë pjesë të dytë z.Hoxha pyetet nga gazetari Xhevdet Shehu lidhur me raportet e çiftit Hoxha me Kosovën, para dhe pas vdekjes së Enver Hoxhës. Ilir Hoxha thotë se bazuar tek shënimet e nënës, Enver Hoxha ka patur një preokupim të vijueshëm për Kosovën, madje edhe plane ushtarake.

- Advertisement -

Ai nga ana e tij mori të gjitha masat duke bërë që nga planet operative e deri në bazën luftarake të ruajtur në depot e ushtrisë me destinacion Kosovën” – thotë Ilir Hoxha dhe shton:

“Ai nuk u foli atyre asnjëherë nga “lart”, përkundrazi i vlerësonte ata. Ai pati sugjeruar që populli shqiptar i Kosovës me prijësit e tij të krijonin një Front apo Lëvizje Popullore. Kjo ide dhe ky orientim gjeti zbatim më pas në krijimin e kësaj Lëvizjeje, e cila u bë pararendëse dhe bërthama e UÇK-së“.

Kurse lidhjet e Nexhmije Hoxhës me Kosovën dhe kosovarët kanë vijuar deri vonë. Ilir Hoxha flet për takime të zhvilluara përpara dhe pas luftës së Kosovës në shtëpinë modeste në Laprakë ku familja jetoi pas rënies së komunizmit.

- Advertisement -

Ilir Hoxha dëshiron të falënderojë ata që organizuan festime për 100 vjetorin e Enver Hoxhës në Prishtinë, ndërkohë që në Shqipëri kjo ishte e pamundur.

“Vëllezërit kosovarë ia shpërblyen Enver Hoxhës përpjekjet dhe kontributin, duke ia përkujtuar 100 vjetorin e lindjes në mënyrë madhështore në qendër të Prishtinës, në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Kur ndërkohë që këtu në Shqipëri nuk ju bë asnjë përkujtimore, bile u munduan të pengojnë dhe ndonjë përkujtim nga ana e familjes.

- Advertisement -

Më konkretisht, unë vajta në Gjirokastër në vendlindjen e babait, për t’ju dhënë një kafe e një gotë raki siç është zakoni në shtëpinë e tij. Pushteti i Berishës do e quante “dhunim institucioni” nëse do e organizoja aty mbasi ishte muze etnografik dhe nuk lejohej. (Po dhunoja shtëpinë time, domethënë të babait).

Kryetari i bashkisë më tha që ta organizoja aktivitetin atje se i merrte përgjegjësitë ai por nuk doja ta vija në vështirësi. Gjirokastritët më ofruan shtëpitë e tyre por edhe për ata mendova që jo për të njëjtën arsye. U mblodhëm tek sheshi para shtëpisë, mbajta një fjalë të shkurtër, gjithashtu folën dhe disa të ardhur nga gjithë trevat, pimë nga një raki në këmbë dhe u larguam nga qyteti i gurtë që ishte mbushur në mure me bojë të kuqe me yje dhe emrin ENVER” – tregon Ilir Hoxha.

Në pjesën e dytë të intervistës botuar sot ai flet edhe për një takim me Hashim Thaçin.

“Për krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë Nexhmija ishte shumë e shqetësuar. Ajo e dinte se kjo gjykate u krijua për të dënuar drejtuesit e UÇK-së dhe denigruar luftën heroike të saj.

Ajo nuk e pa kur kjo gjykatë arrestoi komandantët e UÇK-së dhe vazhdon të thërrasë të tjerët. Më vjen keq për të gjithë të thirrurit në Hagë, dhe për Hashim Thaçin, por nuk e harroj që, në takimin e parë dhe të fundit të rastësishëm që pata me të në një restorant luksoz në Prishtinë, u tregua i ftohtë sepse mos e shihnin gjeneralët e NATO-s që ishin në restorant dhe që do drekonte me ata, se ai takoi djalin e Enver Hoxhës.

Gjithashtu rendi me shpejtësi në promovimin e një libri paçavure që shtrembëronte të vërtetat e jetës së Enver Hoxhës, dhe iu bashkua atyre kundërshtarëve të Enver Hoxhës duke lënë të kuptohej që jam edhe unë në ketë mjedis që festohej e shijohej shampanja. Natyrisht Nexhmijes nuk i erdhi mirë, por secili tregon veten” – thotë Ilir Hoxha në intervistën e botuar në DITA.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit