0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ish-komandanti i UÇK-së i reagon Baton Haxhiut: Liria dhe lufta e UÇK-së nuk mbrohen nga emisarët e Stanishiqit

Rekomandime

Gazetari Baton Haxhiu ka befasuar shumë kë me veshjen e tij, ku ishte paraqitur në një studio televizive.

- Advertisement -

“Liria ka emër, UÇK”, shkruhej në bluzën të cilën gazetari kishte veshur në studio.

“Kjo është bluza e parë që vesh me mesazh. Në njëfarë mënyrë burgoset liria. Krimi kudo duhet të dënohet dhe fajtor duhet të arrestohen. Unë e kam kundërshtuar edhe atëherë Specialen”, tha Haxhiu.

E pas kësaj, ka reaguar ish-eprori i UÇK-së, Naim Miftari.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se liria dhe UÇK-ja nuk mbrohen nga agjentët e UDB-së serbe.

Sipas tij, nuk e ka pritur që do të vjen puna që emisarët e Stanishiqit me tentua kinse me mbrojtë UÇK-në.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Liria dhe UÇK nuk mbrohet nga Kameljonat agjentët e UDB-së serbe dhe as nga aleatëve të tyre poli_agjentët e DGSE-së Franceze.

Që vjen puna që emisarët e Ivica Stanishiqit të UDB tentojnë me mbrojt kinse luftën e pastër të UÇK kurrë s’kisha mendu, një i moçëm e kishte than me vend thënien kur kish than se vakti po e hangke kashtën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit