9.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

DOKUMENT/ Pal Lekaj padit Hysen Durmishin i kërkon 20 mijë euro dëmshpërblim

Rekomandime

Ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për fyrje dhe shpifje zëvendësministrin e kësaj ministrie, Hysen Durmishinin.

Në padinë që ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, thuhet se Lekaj ka paditur Durmishin pas një deklarate televizive, të cilën ish-ministri e ka konsideruar si shpifje dhe fyrje ndaj tij dhe ish-stafit të tij.

- Advertisement -

Nga kjo padi ai ka kërkuar 20 mijë euro dëmshpërblim, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Në deklaratën e tij, Durmishi kishte përmendur se Lekaj dhe ish-stafi i tij kishin udhëhequr me ministrin e Insfrastrukturës edhe në kohën e ministrave Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi.

- Advertisement -

Deri sa kam ardh unë ai [Pal Lekaj] ka qenë ministër, Llumir Abdixhiku është marrë vetëm me punë të mjedisit dhe një kontrat të Bechtel-it që është anuluar. Betim Reçica dhe Valmira Bllaca bashkë me Pal Lekajn, çka kanë dasht kanë bërë në atë ministri edhe kur ka qenë ministra Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi”, kishte thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit