11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Vazhdon drama: Thaçi dhe Veseli u larguan, Vjosa presidente – Ja edhe çfarë paralajmërohet të ndodhë në Kosovë

Rekomandime

Zhvillime dramatike kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë. Fillimisht, ishte kreu i PDK-së, Kadri Veseli i cili bëri të ditur se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje.

- Advertisement -

Përmes kësaj deklarate, dua ti informoj qytetrët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave.

Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe”, tha Veseli, duke shtuar se do të tërhiet nga skena politike.

E pas tij, të njëjtën gjë e bëri edhe Hashim Thaçi, i cili edhe dha dorëheqje menjëherë nga pozita e Presidentit të Kosovës.

- Advertisement -

Ashtu siç kam premtuar nuk do të lejoj asnjë rrethanë që para gjyqit të dal presidenti i Republikës së Kosovës, prandaj për të mbrojtur integritetin e presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës duke respektuar edhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës.

Ndjehem shumë krenar me përgjegjësitë që kam mbartur në këto tri dekada në pozicione, kapacitete dhe përgjegjësi të ndryshme institucionale, të besuara nga vullneti i votës së lirë i qytetarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Në këto rrethana të reja ftoj forcat politike të dëshmojnë maturinë që kërkon koha, të qëndrojmë të bashkuar dhe të mos lejojmë të thellohemi në krizë kushtetuese apo institucionale, të vejmë interesat e shtetit mbi ato personale dhe partiake.

Vendi dhe shoqëria jonë nuk ka kohë për të humbur, prandaj ftoj dhe lus që ta ruajmë orientimin euroatlantik të shtetit dhe shoqërisë tonë.

Ju ftoj dhe ju lus që të besoni në shtetin e Kosovës, në Kosovën e re, në Kosovën evropiane, në Kosovën e rendit dhe ligjit, në Kosovën në NATO, në Kosovën në raporte speciale dhe të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, tha Thaçit.

Kjo bëri që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani menjëherë ta merr funksionin e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.

Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit z.Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës.

Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

E për krejt këto zhvillime, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike ë vend, Nexhat Haziri.

Ai thotë se aktakuzat e Thaçit dhe Veselit do të kenë ndikim në zhvillimet politike.

Nexhat Haziri

“Janë zhvillime të pritshme, normale për një institucion që ka fokus drejtësinë, siç Gjykata Speciale, dhe kuptohet se aktakuzat për Thaçin dhe Veselin, dorëheqja e presidentit dhe paralajmërimi i Veselit poashtu për tërheqje nga politika natyrisht se kanë impakt në skenën politike kosovare”, ka thënë Haziri për “Bota sot”.

Më tej, Haziri shprehet se do të ketë rikonfigurim të skenës politike në vend.

Kjo do të thotë se tani do të kemi një ri konfigurim të skenës politike pas thuajse dy dekadave që u mbizotërua nga njerëzit e ashtuquajturit “Krahu i Luftës” dhe vendosja e njerëzve të ri që do të jenë bartës të funksioneve shtetërore.

Mirëpo duhet pranuar se tani Kosova hynë në një periudhë të re, e cila mund të mos jetë gjithaq e këndshme, kur kemi parasysh ambiciet e një pjesë të klasës politike për të vendosur një regjim autoritar sic patëm mundësi ta shohim gjatë qeverisjes s ë ish-kryeministrit Kurti, që nuk do ti garantonte vendit një prespektivë të qartë sa i përket zhvillimeve pozitive qofshin ato të brendshme apo edhe në drejtim të integrimeve euro-atlantike”, thekson Haziri.

Ndërsa pas dorëheqjes së Thaçit nga posti i presidentit të vendit, siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës, nëse Presidenti largohet nga zyra e tij brenda mandatit, atëherë kompetencat e tij me të drejtë i kanë kaluar kryeparlamentarit, në këtë rast kryeparlamentares, Vjosa Osmani”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit