8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Situatë e re në vend, Isa Mustafa mbledh partinë

Rekomandime

Pas zhvillimeve të fundit rreth konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-ushtarëve të UÇK’së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhje të kryesisë.

- Advertisement -

Në selinë e LDK’së janë mbledhur anëtarët e kryesisë së partisë.

Kryetari Isa Mustafa, ka arritur para pak minutash, derisa pas tij në seli janë parë edhe Agim Veliu, Arban Abrashi, Vlora Dumoshi, Lutfi Haziri, e Skender Hyseni.

Para mbledhjes ata nuk janë deklaruar për media, derisa kanë thënë se këtë do ta bëjnë pas takimit.

- Advertisement -

Ndryshe, Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Presidentit Hashim Thaçi, i cili sot dha dorëheqje nga ky post.

Në vend të Thaçit, ushtruese e detyrës së Presidentes është Vjosa Osmani, e cila tashmë ka pranuar detyrën.

- Advertisement -

Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj Kadri Veselit, i cili deri më sot ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe Veseli sot deklaroi se do të tërhiqet nga të gjitha pozitat politike, deri në përfundim të proceseve në Hagë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit