9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Gjermania reagon pas dorëheqjes së Thaçit

Rekomandime

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit duke thënë se e vlerësojnë dorëheqjen e tij nga pozita e presidentit për të bashkëpunuar me Gjykatën Speciale.

Ne jemi në dijeni për dorëheqjen e presidentit Thaçi.

- Advertisement -

Vlerësojmë deklarimin për bashkëpunim në mes të pandehurve dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit.

Procesimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit”, thuhet në reagimin e Berlinit zyrtar.

Tutje nga MPJ gjermane thonë se s’mund të ketë paqe afatgjate në një shoqëri pa drejtësi.

- Advertisement -

“Gjermania edhe më tutje mbështet punën e rëndësishme të Dhomave të Specializuara të Kosovës me personel dhe financa.

Kosova është një partner evropian shumë i rëndësishëm me të cilin punojmë ngushtë”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit