16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ekskluzive: Masat e reja, nga ora 18:00 do të ketë kufizime, ja në cilat komuna

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbledhur sot Komitetin për vlerësim të situatës pandemike në vend. Sot pritet marrja e disa vendimeve parandaluese pas rritjes së shifrave në vend.

Media mëson se masa e parë që do të merret është ndryshimi i orarit të punës të shumicës së bizneseve.

- Advertisement -

Orari do të ndryshojë nga ora 21:00 që ishte deri më sot, në orën 18:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Vendimi i ri ndalon veprimtarinë e subjekteve afariste, bizneseve, përveç furrave, barnatoreve dhe marketeve të vogla.

Vendimi këtë vikend do të vlejë vetëm për komunat që janë në zonën e kuqe aktuale më numrin e rasteve me Covid19.

- Advertisement -

Të hënën pritet që të shqyrtohen masa shtesë varësisht situatës pandemike në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit