2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Të frikësuar nga veprimet e tij, Trumpin po e braktisin bashkëpunëtorët

Rekomandime

Një zyrtar brenda Shtëpisë së Bardhë thotë se janë të shqetësuar se cfarë veprime do të ndërmarrë Trump për ta kundërshtuar fitoren e Bidenit. Një tjetër thotë se Trump “është i vetëm” dhe se stafi i tij nuk mendojnë se u manipuluan zgjedhjet.

- Advertisement -

Burimet e CNN pranë Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se disa prej zyrtarëve të lartë brenda Shtëpisë së Bardhë dhe të fushatës, kanë nisur të distancohen nga presidenti Donald Trump.

Sipas CNN, ata po largohen për “vetëmbrojtje”, pasi rezultati në shtetin e Georgias dhe të Pennsylavniasë po tregon se Trump është afër humbjes së zgjedhjeve presidenciale.

“Ka përfunduar”, ka thënë për garën presidenciale një këshilltar i rëndësishëm i administratës Trump.

- Advertisement -

Këshilltari ka thënë se janë të shqetësuar për veprimet që do t’i ndërmarrë Trump, për të mos e pranuar humbjen.

“Zot, kush e di”, ka thënë ai, kur është pyetur se cfarë mund të bëjë tutje Trump, duke treguar se shumë zyrtarë që i kanë ndihmuar Trumpit në fushatë zgjedhore dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë tundnin kokën kur kanë dëgjuar deklaratën falske të Trumpit, të enjten mbrëma.

- Advertisement -

Këshilltari ka thënë se është në të drejtën e Trumpit që të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve, por, sipas tij, po e bën në mënyrë më të gabuar të mundshme.

Një tjetër këshilltar në fushatën e Trumpit ka thënë se deklarata e Trumpit për vjedhje në zgjedhje është e izoluar. “Ai është i vetëm në këtë”, ka thënë këshilltari për deklaratat e Trumpit për manipulim të zgjedhjeve.

Presidenti aktual amerikan është drejt humbjes së zgjedhjeve. Ai nuk po e pranon rezultatin, duke thënë se do të vazhdojë me rrugë të tjera ta mohojë zgjedhjen e Joe Bidenit President.

Trump vazhdimisht ka akuzuar demokratët për vjedhje të votave dhe manipulim të zgjedhjeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit