11.9 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Një ditë para seancës, PDK-ja kërkon nga partitë ta votojnë pakon emergjente prej 320 milionë eurosh

Rekomandime

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur në një konferencë për media lidhur me seancën e nesërme të thirrur nga PDK-ja. Aty, Totaj ka ftuar të gjitha partitë politike pa dallim, që ta mbështesin pakon emergjente prej 320 milionë eurosh të propozuar nga PDK-ja sepse adreson nevojat e qytetarëve.

- Advertisement -

Totaj thotë se buxheti i Qeverisë Kurti nuk ka parashikuar fonde të nevojshme për të përballur këtë krizë.

“Duke parë papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e kësaj qeverie dhe rrezikun e madh të kësaj pandemie, Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe opozitare, ka mbajtur një qëndrim konstruktiv proaktiv dhe ka propozuar masa e veprime të bazuara në këshillat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ne propozuam një paketë emergjente gjithëpërfshirëse prej 320 milionë për t’i ardhur në ndihmë sektorit privat në këtë periudhë të rëndë dhe i ofruam qeverisë së shkarkuar bashkëpunimin tonë duke e ftuar që të vinte në kuvend për plotësim-ndryshimin e buxhetit.

- Advertisement -

Qeveria reagoi vetëm pas presionit tonë dhe të odave ekonomike, duke propozuar një pako që është e pamjaftueshme. Por ajo që e bën më të rëndë këtë situatë është fakti që këtë pako e ka miratuar ministri në detyrë i financave në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi për menaxhimin e financave publike”, ka deklaruar ai.

Kjo është deklarata e plotë e tij:

- Advertisement -

Sot mbushet një muaj prej përhapjes së epidemisë së koronavirusit në Kosovë dhe gjatë gjithë kësaj kohe kemi parë se qeveria në ikje ka treguar vetëm vonesë, jo përgjegjësi dhe neglizhencë në përballjen me këtë emergjencë.

Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie për të përballur luftën kundër pandemisë dëshmohet më së miri nga buxheti i mangët i saj. Ky buxhet u miratua në një seancë të turpshme klandestine, mu në fillim të epidemisë së koronavirusit në Kosovë duke përjashtuar mundësinë që opozita të jepte inpute dhe sugjerime.
Ndërkohë që e gjithë bota është e ngritur në këmbë kundër pandemisë, buxheti i qeverisë Kurti nuk ka parashikuar fondet e nevojshme për të përballur këtë sfidë të madhe. Madje të gjithë e mbajnë mend se ndërsa ekonomia e vendit po shkonte drejt kolapsit, ministrja e ekonomisë e kësaj qeverie Rozeta Hajdari tha se qeveria kosovare nuk mban përgjegjësi “sepse nuk e ka sjellë kjo qeveri koronavirusin”.

Duke parë papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e kësaj qeverie dhe rrezikun e madh të kësaj pandemie, Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe opozitare, ka mbajtur një qëndrim konstruktiv proaktiv dhe ka propozuar masa e veprime të bazuara në këshillat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ne propozuam një paketë emergjente gjithëpërfshirëse prej 320 milionë për t’i ardhur në ndihmë sektorit privat në këtë periudhë të rëndë dhe i ofruam qeverisë së shkarkuar bashkëpunimin tonë duke e ftuar që të vinte në kuvend për plotësim ndryshimin e buxhetit.

Qeveria reagoi vetëm pas presionit tonë dhe të odave ekonomike, duke propozuar një pako që është e pamjaftueshme. Por ajo që e bën më të rëndë këtë situatë është fakti që këtë pako e ka miratuar ministri në detyrë i financave në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi për menaxhimin e financave publike.

Duke u ballafaquar me këtë neglizhencë e shkelje të qeverisë së shkarkuar, PDK-ja ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të bërë të mundshme një pako emergjente për shpëtimin e ekonomisë, në përputhje me ligjet.

Partia Demokratike e Kosovës propozimin e saj për pakon 320 milionë euro e bazon tek tre burime të sigurta financimi, duke mos rrezikuar stabilitetin makro-fiskal. Prandaj ne i bëjmë thirrje të gjitha partive parlamentare që të lëmë mënjanë ndasitë politike, por të bëhemi bashkë për ta plotësuar dhe miratuar pakon që do të mundësojë shpëtimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë sonë.

Kjo situatë po gjunjëzon edhe vendet më të zhvilluara të botës, prandaj duhet vepruar sa më parë, sepse vonesat e mëtejshme do të kenë kosto të jashtëzakonshme dhe dëme të pariparueshme për mirëqenien e qytetarëve tanë.

Pandemia është një armik i përbashkët, dhe për ta përballuar duhet unitet politik të të gjitha partive dhe çdo lëshim që bëhet tani mbart një përgjegjësi morale e historike të jashtëzakonshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit