16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ndërron jetë personi që u godit nga vetura javë më parë në Ferizaj

Rekomandime

Një burrë me inicialet N.U i moshës 84 vjeçare ka ndërruar jetë sot, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dy javë më parë në Ferizaj.

Aksidenti kishte ndodhur më datën 16 tetor në rrugën magjsitrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Bibaj në Ferizaj.

- Advertisement -

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti i udhëtarëve me drejtuesin me inicialet M.B ( M/K) i moshës 32 vjecar, ishte duke lëvizur në rrugën magjsitrale Gjilan-Ferizaj dhe posa arrinë në fshatin Bibaj, me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin me inicilaet N.U (M/K) i moshës 84 vjecar , i cili po kalonte rrugën prej anës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit.

“Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, lëndime të rënda trupore pëson këmbësori 84 vjecar , i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj , për tu dërguar pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohej atje. Ndërsa sot me datën 29.10.2021 në ora 21:00 jemi njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës , se këmbësori N.U , si pasojë e lëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruar jetë.”, ka njoftuar Policia.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.

- Advertisement -

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, i kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin .

Ndërsa, drejtuesi i automjetit atë ditë, me 16.10.2021 me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu liruar pastaj në procedurë të rregullt hetimore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit