8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Paniku i rënies ekonomike në Gjermani: Alarmohet Merkel

Rekomandime

Ekonomia më e madhe e eurozonës pritet të pësoj rënie për të dytën periudhë tremujore radhazi, ka thënë Bundesbank në raportin e saj mujor, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Rënia e vazhdueshme vjen pasi GDP-ja e Gjermanisë ra me 0,1 përqind në tre muaj nga prilli deri në qershor. Një recesion ekonomik shkaktohet kur GDP bie gjatë dy tremujorëve radhazi, ose gjashtë muaj.Banka qendrore ka theksuar një mungesë në industrinë e eksporteve të Gjermanisë dhe tha se industria e saj prodhuese “vazhdon të dobësohet”.

Prodhimi i makinave është “zvogëluar shumë”, dhe prodhimi i mallrave të konsumit “ra ndjeshëm”.

Bundesbank tha në raportin e tij: “Prodhimi ekonomik i Gjermanisë do të jetë zovgëluar përsëri, në tremujorin e tretë të vitit 2019”.

- Advertisement -

Banka qendrore shtoi: “Faktori vendimtar këtu është rënia e vazhdueshme në industrinë e orientuar nga eksporti.”

Në gjashtë muajt e parë të 2019 eksportet e përgjithshme të prodhimit ranë me 1.5 përqind.Në raportin e saj të fundit Eurostat – një organ përgjegjës për sigurimin e informacionit financiar për Komisionin Evropian – zbuloi se deficiti i përgjithshëm në eurozonë ishte 0.5 përqind.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit