10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Kosova arrin marrëveshjen me MCC-në, përfiton projektin mbi 236 milionë Dollarësh për energji

Rekomandime

Koorporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka njoftuar se sot kanë përmbyllur negociatat me Qeverinë e Kosovës për një marrëveshje në sektorin e energjisë.

Vlera e kësaj marrëveshje është 236.7 milionë dollar dhe sipas MCC e forcon Kosovën.

- Advertisement -

“”Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë negociatash produktive për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar e Kosovën në sektorin e energjisë”, thuhet në postimin e MCC në Twitter.

Ndryshe, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, para një jave.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Tëiter, Kurti tha se ka biseduar me Albright për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës.

“Një nder i veçantë për t’u takuar@MCC_CEO Znj. Alice Albright dhe për të nisur negociatat të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin, i cili do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë dhe që ripohon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, shkroi Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit