Gazetari i njohur amerikan i “FOX News”, Geraldo Rivera, ka komentuar aktakuzën e Gjykatës Speciale për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Me anë të një postimi në Twitter, gazetari i njohur amerikan Geraldo Rivera, ka thurur lavde për ish-presidentin Hashim Thaçi, pasi këtij të fundit ju konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.
Rivera ka thënë se nuk i di specifikat e aktakuzës së Hashim Thaçit, por se mund të tregojë që gjatë luftës ai ishte një zotëri dhe patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij.
“Nuk i di specifikat e akuzave të Hashim Thaçit. Por pasi e kam takuar gjatë ditëve të zymta të agresionit të Serbisë kundër Kosovës, mund të vetëm se ai ishte një zotëri dhe patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij kundër një armiku shumë më të madh, vdekjeprurës. Shumë shqiptarë të Kosovës vdiqën në ato luftime”, ka shkruar Rivera.
Më poshtë postimi i plotë i tij.
Don’t know specifics of charges vs #HashimThaci But having met him during bleak days of #Serbian aggression vs tiny #Kosovo I can only say he was a gentleman & patriot fighting to protect his people against a far larger, deadly foe. Many Kosovar Albanians died in that fighting.
— Geraldo Rivera (@GeraldoRivera) November 6, 2020