12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tragjedia në Podujevë, raportohet se babai privoi nga jeta të birin për një pronë

Rekomandime

Një vrasje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës.

- Advertisement -

Dyshohet se të përfshirë janë dy persona të fshatit Bajçinë, saktësisht babai dhe djali i tij.

Sipas medias lokale Llapi.info, dyshimet e para janë se babai vrau me kallash djalin e tij, për shkak të një problemi me tokë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

- Advertisement -

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka shtuar Borovci.

Vritet një person në Podujevë

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit