0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“U godit me 17 plumba, ja fjalët e tij të fundit”, rrëfimi i rrallë i gruas së Komandant Drinit

Rekomandime

Bashkëshortja e Ekrem Rexhës, i njohur si komandant “Drini”, Hajrie Millaku-Rexha, ka folur për vrasjen e tij.

Ajo në një intervistë për mediat në vitin 2001, kishte thënë se komandati ditën e vrasjes ishte nisur për të shkuar në Pejë, në tubimet përkujtimore të dëshmorëve të fshatit Radavc e Tërstenik, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Ai ende pa u nisur nga shtëpia, e kishte kuptuar se ia kishin shpuar gomat e veturës, ndërsa sapo kishte dalë nga oborri i shtëpisë ishin dëgjuar krismat e armës, që ia morën jetën atij.

Millaku-Rexha kishte treguar se komandant Drini ishte qëlluar nga afër me 17 plumba – 3 në kokë e 14 në trup.

Më tha thirre Naimin (Naim Malokun) se rreth orës 10.00 duhet të shkojmë në Pejë, në tubimet përkujtimore të dëshmorëve të fshatit Radavc e Tërstenik.

- Advertisement -

Duke e shikuar ftesën me fotografi të dëshmorëve, si në kujtim tha: “kjo është hera e fundit që do të marr pjesë në tubimet përkujtimore.

Nuk po mund t’i shikoj fëmijët e dëshmorëve, zemra po do të më plas””, ishin fjalët e Ekrem Rexhës për gruan e tij në ditën e vrasjes.

- Advertisement -

Rrëfimi i plotë i Hajrie Millaku-Rexhës, i publikuar nga faqja Ekrem Rexha Komandant Drini në Facebook:

Ekremi ka qenë një njeri i formuar, inteligjent dhe shumë i afërt. U martuam dhe u kurorëzuam në flakët e luftës.

Edhe në luftë jeta jonë vazhdoi, të bindur se nëse e mbijetojmë luftën, në liri do ta gëzojmë jetën me fëmijët tanë.

Por ja fati e deshi, Ekremit ia morën jetën në moshën më të mirë, kurse unë mbeta në gjysmë të rrugës, pa më të dashurin tim – shokun e jetës sime.

Jam krenare që pata një njeri e bashkëshort të tillë. Edhe pse me zemër të thyer përsëri jam e kënaqur se Ekremi m’i la dy djem sokola, Drinin dhe Ekremin, të cilët do t’i ruaj, do t’i rris e edukoj ashtu siç dëshironte bashkëshorti im-Ekremi.

Komandant Ekrem Rexha – Drini, me gruan e tij Hajrie Millaku-Rexha

Në mëngjes unë dola për t’i kryer punët e mëngjesit, kurse Ekremin e lashë duke lozur me Drinin. Ai orët e para të mëngjesit ia kushtonte Drinit, luante me të, sepse gjatë ditës nuk kishte kohë, ishte i zënë me punë.

Edhe atë ditë që e vranë e mori Drinin në krah dhe duke e përqafuar doli në ballkon. Më tha thirre Naimin (Naim Malokun) se rreth orës 10.00 duhet të shkojmë në Pejë, në tubimet përkujtimore të dëshmorëve të fshatit Radavc e Tërstenik.

Duke e shikuar ftesën me fotografi të dëshmorëve, si në kujtim tha: “kjo është hera e fundit që do të marr pjesë në tubimet përkujtimore. Nuk po mund t’i shikoj fëmijët e dëshmorëve, zemra po do të më plas”.

Pasi pimë kafe, u nis drejt te vetura, por u kthye menjëherë shumë i mërzitur. Tha përsëri ma kanë shpuar gomën e veturës.

Posa doli nga dera e oborrit u dëgjuan rafalet, ndërkaq një veturë e kuqe iku me të shpejtë.

Mua më lëshuan këmbët dhe e luta zotin të mos jetë e vërtetë ajo që po mendoj. Ruzhdiu e kishte kapur Ekremin dhe mundohej t’i jepte ndihmë. Me një veturë e dërguan në ambulancën e KFOR-it gjerman.

Pas një ore erdhi kunati Ruzhdiu dhe na njoftoi e na shprehu ngushëllime se Ekremi vdiq nga plagët e marra. Përfundimisht i humbëm shpresat se Ekremi do ta mbijetojë këtë atentat. Ekremin nga afërsia e kishin goditur me 17 plumba, 3 në kokë e 14 në trup”.

#njëpjesngaintervista

#arkivi2001

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit