9.9 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Shqipëria avancon me ‘Open Balkan’, miraton marrëveshjen për operatorët ekonomikë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia

Rekomandime

Qeveria shqiptare ka bërë hapa para me Open Balkan. Sot ka miratuar marrëveshjen për operatorët ekonomikë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, pikë kjo e dakordësuar më parë nga Rama-Zaev-Vuçiç. Në vendim thuhet se kjo marrëveshje parashikon njohjen reciproke të Operatorëve të Autorizuar për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS).

Vendimi:

- Advertisement -

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË (Dhe Maqedonisë së Veriut, shën. im, shih VKM), PËR NJOHJEN RECIPROKE TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË AUTORIZUAR-AUTORIZIMET PËR SIGURINË DHE MBROJTJEN (OEAS)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar-Autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

- Advertisement -

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Çfarë është një OEA?
Operatori Ekonomik i Autorizuar: është një status i lëshuar për “tregtarët me besueshmëri” të cilët mund të përfitojnë nga shumë thjeshtime doganore. OEA-S për sigurinë dhe mbrojtjen- nënkupton një operator ekonomik të autorizuar për lehtësira në kontrolle doganore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit