9.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Sinani: Vuçiqi po bën spastrim modern etnik ndaj shqiptarëve

Rekomandime

Kryetarja e Bashkisë së Preshevës, Ardita Sinani, shprehet se Serbia po ndjek një plan shkombëtarizues ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndaj kërkon që qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës të koordinohen për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

- Advertisement -

Sinani tha se pushteti i Aleksandër Vuçiqit është politikisht pushtet “nacionalist”, kulturalisht është “neokonservator”, kurse ekonomikisht “neoliberal”.

“Vuçiq fshihet pas imazhit proevropian, por realisht ushqen krijimin e një Serbie autoritare, që shkel të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht, po përkëdhelet nga Perëndimi, për arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, tha Sinani në një intervistë për Euronews Albania.

Për procesin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ajo thotë se Komiteti i Helsinkit e ka cilësuar si “spastrim modern etnik me metoda administrative”.

- Advertisement -

Ajo nënvizoi se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e vitit 2001 pas luftës për rikthimin e shqiptarëve dhe jo vetëm kaq, por po nxit largimin e tyre të mëtejshëm.

Bëhet fjalë për rreth 6 mijë shqiptarë që nuk rezultojnë më në regjistrat e Serbisë. Ardita Sinani thotë se ky proces është më dinamik në Medvegjë, tashmë në Bujanovc, por po rriten rastet dhe në Preshevë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit