Në kohën kur po mbahej paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, e gjithë vëmendja është në Hagë.
Është ora 16:00, por rruga “Fehmi Agani” në kryeqytet sot është e gjitha e zbrazur.
Kjo rrugë, në ditë të zakonshme në këtë kohë është e bllokuar nga kolonat e veturave, pasi që përfundon orari zyrtar i punës.
Mijëra njerëz janë duke e ndjekur paraqitjen e ish presidentit Thaçi teksa paraqitej në seancën e parë në Gjykatën Speciale.