7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Covid-19 bilanci ditor: Katër raste të vdekjes dhe mbi 3 mijë e 600 raste të reja

Rekomandime

Katër raste të vdekjes dhe 3 mijë e 617 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Kosova ime.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të rreth 14 mijë mostrave.

- Advertisement -

Që nga dje janë shëruar edhe 1 mijë e 344 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në mbi 31 mijë.

“Nga 13.928 testime, 3.617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294. Në total numri i rasteve aktive është 31.021”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë./Kosova ime

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit