3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

E jashtëzakonshme Distria Krasniqi, fiton në sekondat e fundit dhe kalon në finale

Rekomandime

Sot qenka dita e Distria Krasniqit. Xhudistja kosovare po tregon kualitetet edhe në një kategori më të rëndë, atë deri në 52 kilogramë.

Kampionia olimpike ka arritur që të kualifikohet në finalen e Grand Prix të Portugalisë, duke e mposhtur xhudisten portugeze, Joana Diogo.

- Advertisement -

Distria nuk e nisi mirë luftën, duke e parë veten në disavantazh me një Waza-ari, por arriti të rikthehej dhe të barazonte pikët.

Më pas, xhudistja kosovare mori iniciativën dhe pak sekonda para fundit arriti të fitonte me IPPON.

Diogo paraprakisht e kishte eliminuar xhudisten kosovare, Erza Muminoviqin në raundin e dytë.

- Advertisement -

Ajo në çerekfinale e mposhti xhudisten spanjolle, Ariane Toro Soler. Spanjollja mori tri penalizime, me ç’rast e humbi duelin.

Kampionia olimpike e mposhti xhudisten franceze Leonie Gonzalez në raundin e dytë, duke kaluar kështu në çerekfinale, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Në raundin e parë, Krasniqi kaloi pa luftë, falë sukseseve të mëdha që ka arritur.

Kështu, Distria Krasniqi tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por do të luftojë për ta fituar të artën.

Kujtojmë se dy xhudistet tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan më herët, ndërsa Laura Fazliu do të garojë nesër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit