Shtatë komuna të Kosovës u karantinuan fundjavën e kaluar, ngase ishin vendosur në zonën e kuqe të infeksionit.
Këtë vendim e mori Ministria e Shëndetësisë të premten, derisa ndaloi edhe hyrje-daljet në qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Podujevës, Gjilanit, Shtimes dhe Gjakovës.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës del se banorët e Gjakovës ishin më të papërgjegjshmit.
199 gjakovarë nuk i respektuan masat e qeverisë për karantinim dhe bartje të maskës, për çfarë edhe u dënuan.
Por, ishin banorët e Obiliqit ata që u treguan më të ndërgjegjshmit ngase vetëm pesë prej tyre morën dënime për thyerje të rregullave anti-COVID-19 këtë fundjavë.