0.7 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Mushkolaj: Partitë që po e kritikojnë pagën minimale, pse nuk e rritën sa ishin në pushtet

Rekomandime

Opinonisti Imer Mushkolaj, ka thënë se kritikat nga disa parti opozitare rreth pagës minimale është hipokrizi, siç ka thënë ai pse këto parti nuk e kanë rritur sa ishin në pushtet.

Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë i është hapur rruga pagës minimale prej 250 euro neto. E për këtë ka pasur kritika nga disa parti opozitare të cilat e kanë kritikuar dhe konsideruar shumën si të ulët.

- Advertisement -

E për këta kritikues Mushkolaj i ka quajtur hipokrit, pasi sipas tij pse këto parti nuk e kanë ngritë pagën minimale sa ishin në pushtet.

“Këto partitë që po e kritikojnë pagën minimale, pse nuk e rritën atë sa ishin në pushtet? Me e pasë rritë ata ma herët në 250 euro, tash kishim folë për pagë më të madhe. Hipokrita”, ka shkruar Mushkolaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit