2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Në Arizona konfirmohet se s’kishte mashtrim në vota

Rekomandime

Më shumë se gjysma e qarqeve në Arizona kanë kryer auditime pas zgjedhjeve dhe kanë gjetur se s’ka pasur asnjë problem që mund të ketë ndikuar në rezultat, sipas raportimeve të kryera nga sekretari i shtetit.

- Advertisement -

Auditorët në katër qarqet më të mëdha të Arizonës, që zënë rreth 86 për qind të votave në garën për president në këtë shtet, s’kanë gjetur asnjë dëshmi në pretendimet e Donald Trumpit për mashtrim me vota.

Ata kontrolluan rreth 4200 vota të rastësishme dhe gjetëm se vetëm dy ishin gabim.

Në Arizona, presidenti i zgjedhur Joe Biden, prin me 11 mijë e 500 vota, apo vetëm 0.34 për qind më shumë se Trumpi, teksa janë 3.3 milionë vota në vend. janë edhe 25 mijë vota të panumëruara.

- Advertisement -

Ky shtet jep 11 vota elektorale. Disa mediume kanë projektuar se aty ka fituar Bideni, ndërsa disa ende s’kanë nxjerrë fitues.

Sipas të dhënave të deritashme, Bideni ka kaluar në 290 vota elektorale, 20 më shumë se votat e mjaftueshme për t’u bërë president.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit