10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dyshohet se trupat e shqiptarëve u asgjësuan në shkritore dhe furra të Kosovës e Serbisë

Rekomandime

Trupat e shqiptarëve po dyshohet se janë asgjësuar në shkritore e furra të Kosovës e shtetit serb.

- Advertisement -

Për këto dyshime ka folur kryeministri Hoti, i cili ka bërë të ditur se ka kërkuar informacione nga Serbia lidhur me dyshimet për shpërndarjen e trupave të shqiptarëve në shkritore dhe furra në Kosovë dhe Serb.

Këtë Hoti e ka bërë të ditur gjatë raportimit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, derisa ka potencuar se marrëveshja përfundimtare, draftimi i së cilës ka filluar është fokusuar në çështjen e personave të pagjetur.

Ai ka thënë se për çështjen e asgjësimit të trupave të shqiptarëve ka kërkuar që të zbardhen informacionet nga arkivat e e ish-Ushtrisë Jugosllave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, strukturave të Mbrojtjes Territoriale,trupat paramilitare dhe vullnetare, të cilat vepruan në Kosovë.

- Advertisement -

Hoti ka thënë se zbardhja e fatit të personave të pagjetur dhe sjellja e drejtësisë për familjet e tyre, për Qeverinë e Kosovës është obligim shtetëror dhe moral.

“Tema e parë, pra “Personat e pagjetur” për Qeverinë e Kosovës është obligim shtetëror dhe moral ndaj familjarëve të tyre.

- Advertisement -

Po ashtu, në lidhje me këtë temë, kemi kërkuar shpalosjen e informacionit të plotë nga: arkivat e ish-Ushtrisë Jugosllave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, strukturave të Mbrojtjes Territoriale, trupat paramilitare dhe vullnetare, të cilat vepruan në Kosovë si dhe shpalosja e informacionit të plotë në lidhje me dyshimin për shpërndarjen e trupave në shkritore dhe furra në Kosovë dhe Serbi”, u shpreh ndër të tjera Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit