2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Turqia furnizon Serbinë me dronë, Majko: Do ta mbajmë shënim

Rekomandime

Turqia është një nga tre aleatët strategjikë të Shqipërisë, por në datë 6 Tetor në media doli lajmi se Ankaraja do të furnizojë me dronë vr.asës Serbinë.

- Advertisement -

Pandeli Majko, ministri i Diasporës i ftuar në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se populli shqiptar do ta mbajë shënim këtë veprim të Turqisë.

“Ne kemi tre marrëdhënie strategjike, por Turqia ka një distancë, por e konsiderojmë të afërt.

Turqia po furnizon me armatim Serbinë, e di, secilido e kupton se ne mbajmë shënim në marrëdhëniet shqiptare turke, kjo regjistrohet, kaq.

- Advertisement -

Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë” tha ai.

I pyetur nëse një gjë e tillë e shqetëson, Majko theksoi se “Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia”.

- Advertisement -

Më tej ai shtoi se “Në panik nuk duhet të jemi, sikur kanë ata miqtë e tyre, kemi edhe ne miqtë tanë.

Ata (Kosova) nuk kanë tjetër veç nesh dhe nuk kemi tjetër përveç atyre” tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit