23.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ish-drejtori i Spitalit në Vushtrri: Më shkarkuan për arsye politike

Rekomandime

Mursel Pllana,para rreth një jave u shkarkua nga pozita e drejtorit të Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

- Advertisement -

Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, Pllana e quajti politik shkarkimin e tij teksa tha se partitë politike po dëshirojnë që t’i emërojnë njerëzit e tyre nëpër poste.

“Sot një javë jam shkarkuar. Arsyeja është se më tepër duan që njerëzit e tyre t’i emërojnë, që sigurisht e kanë përkrahjen, besimin e kanë më të madh”, tha Pllana.

Më tej, ai shtoi se për shkarkimin e tij ishte paralajmëruar në mënyrë indirekte, ndërsa arsyeja e këtij veprimi, i kishin thënë se është keqmenaxhimi i situatës me COVID-19 gjatë periudhës korrik-gusht.

- Advertisement -

Sipas tij, situata me koronavirus nuk është duke u menaxhuar mirë në asnjë prej spitaleve në vend.

“Arsyeja ka qenë se nuk është menaxhuar kënaqshëm situata me koronavirus në muajin korrik edhe gusht. Por, ajo që mund të them është se COVID-19 askund nuk po menaxhohet si duhet”, tha ndër të tjera Pllana.

- Advertisement -

Në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij spitali, është riemëruar Hajrullah Saraqi, i cili ishte shkarkuar para një viti nga ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit