Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ditë që nga Prishtina po merr rrugë për në Podujevë.
E arsyeja është se po i jep mbështetja kandidatit të partisë së tij për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 29 të këtij muaji.
Kurti edhe sonte ka qëndruar në Llap, ku ka ngrënë darkë me Bulliqin.
Ky i fundit ka bërë të ditur se për Kurtin kanë përgatitur fli dhe se kreut të VV-së i ka pëlqyer, shkruan Reporteri.net.
“Më të mirë se flia e Llapit nuk ka askund, me këtë u pajtua edhe Albini:”, ka shkruar Bulliqi.