7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kreu i Graçanicës Popoviç: Kërkojmë urgjentisht heqjen e tabelës me emblemën e UÇK-së

Rekomandime

Kjo tabelë që ndodhet jo shumë larg shtëpive të familjeve serbe në Kishnicë sipas tij ka shqetësuar banorët e Graçanicës.

“Kemi apeluar te bashkësia ndërkombëtare që të përdor autoritetin e vetë që gjëra të këtilla të mos ndodhin. Do takojmë përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe strukturat tjera dhe të njoftojmë për problemin që shkakton dhe heqjen e saj” tha ai.

- Advertisement -

Në tabelë përveç emblemës së UÇK-së qëndron edhe porosia “Liria ka emër” dhe porosi të tilla janë vendosur anekënd Kosovës. Më së shumti ka në rrugën magjistrale që shpijnë në Prishtinë, ku bën pjesë edhe Graçanica si komunë.

Unë jam kryetar i komunës dhe kjo është komunë serbe. Puna ime është të dëgjoj dhe bisedoj me banorët. Kam pasur shumë thirrje dhe nga ajo qpë kam dëgjuar ata janë të shqetësuar” tha Popoviç.

Sipas medieve serbe përveç në Graçanicë në mjediset tjera serbe në Kosovë nuk janë vendosur porosi të këtilla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit