Facebook ka fshirë një numër postimesh, memesh dhe komentesh raciste në lidhje me zëvendës-presidenten e zgjedhur të SHBA-së, Kamala Harris.
Rrjeti social ka fshirë përmbajtjet pas raportimit të BBC ku kishte lajmëruar për tri grupe që shpërndanin materiale urrejtëse. Aty thuhet se publikoheshin materiale propagandistike, shpifje raciste dhe mizogjiniste, ku disa prej tyre thonin se Harris nuk ishte “aq e zezë sa duhet” për demokratët, ajo duhej dëbohej për në Indi e të tjera.
Në anën tjetër, Facebook është kritikuar vazhdimisht nga reklamuesit dhe grupet e të drejtave civile se nuk ka bërë sa duhet për të trajtuar gjuhën e urrejtjes. Në muajin gusht, në shenjë proteste, qindra kompani patën ndaluar reklamat.